Transferimi i Xherdan Shaqirit në Liverpool nuk është pritur mirë nga të gjithë.
Ylli kosovar i Zvicrës finalizoi sonte (e premte) transferimin e tij nga Stoke City te klubi në Anfield për 13 milionë funta duke vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari u detyrua të ndërpres pushimet pas përfundimit të aventurës së tij me kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku shkëlqeu duke i shënuar supergol Serbisë në fitoren 2 me 1 ndaj tyre, për të finalizuar marrëveshjen me skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp.
Në foton e Xherdan Shaqirit të postuar nga Liverpooli në rrjetin social Instagram janë bërë një numër i madh komentesh deri tani, por disa prej tyre janë ofenduese.
Tifozët serbë të gjigantit nga Premierë Ligë kanë filluar me provokime të shumta duke shkruar se “Kosova është Serbi” dhe duke ofenduar me fjalë të rënda yllin nga Gjilani./arbresh.info/
Shikoni më poshtë reagimet e tyre:

https://www.instagram.com/p/BlL5KlDnYQT/
https://www.instagram.com/p/BlLz_FNn7yw/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...