Mesfushori kosovar me nënshtetësi zviceran, Xherdan Shaqiri, i cili ka lindur në Gjilan, mund të humbasë ndeshjen e futbollit me Crvena Zvezden që Liverpool e zhvillon në grupin C të Ligës së Kampionëve.
Liverpool po konsideron të largoj Shaqirin nga ekipi për këtë ndeshje e cila luhet në nëntor në mënyrë që të mos rrezikojë një tension politik të mundshëm.
Gazeta serbe “Kurir” shkruan se tifozët serb ende kanë kujtime të freskëta kur Shaqiri kishte festuar golin kundër Serbisë (2: 1) në Kupën e Botës në Rusi, kur ai ngriti duart duke bërë shqiponjën dhe në të njëjtën ndeshje ai kishte në mbathjet e tij sportive flamurin e Kosovës, kështu që kjo sigurisht do të bënte presion tek 50.000 tifozët në stadiumin “Rajko Mitiq”.
Prandaj, klubi nga Anfield duan të tregohen shumë të kujdesshëm dhe duan për të shmangur çdo lloj polemika.
Ndeshja mes Crvena Zvezdes dhe Liverpool luhet më 6 nëntor në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve./Arbesh.info
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...