Xherdan Shaqiri beson se së shpejti do të jetë më i pranishëm në aksion te Liverpooli.
Ylli kosovar u inkuadrua në fushë nga bankina në fitoren e mbrëmjes së kaluar kundër Paris Saint Germainit në kuadër të xhiros së parë në fazat e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte pyetur rreth përfshirjes së tij pasi sërish u inkuadrua në fushë nga bankina.
“Ne kemi shumë ndeshje këtë vit. Ne kemi shumë lojtarë kualitativ. Ne garojmë me njëri-tjetrin. Konkurrenca në futboll është gjithmonë këtu”, u përgjigj Shaqiri.
“Unë përpiqem për të dhënë më të mirën në stërvitje dhe në lojëra kur hy në fushë dhe dua t’ia bëjë gjërat më të vështira trajnerit”
Shaqiri luajti vetëm tetë minuta në takimin ndaj kampionit francez./arbresh.info/
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...