Blerim Xhemajli ka kërkuar të largohet nga klubi në MLS, Montreal Impact, në mënyrë që të rikthehet te Bologna, ka konfirmuar drejtori Marco Di Vaio.
“Lojtari ka shtruar kërkesën dy muaj më parë dhe ne jemi duke vlerësuar situatën”, ka thënë Di Vaio për ‘Sport Mediaset’, transmeton portali arbresh.info.
“Montreal e ndryshoi trajnerin dhe kjo është arsyeja pse vendimi nuk është marrë ende. Fjala e fundit është me ata”
Reprezentuesi 31-vjeçar i Zvicrës u largua nga Serie A në muajin maj për të filluar në fazë të re të karrierës së tij në Kanada. Ai shënoi tetë gola dhe krijoi 12 asistime brenda vetëm 25 ndeshje, por është duke munguar në Itali.
Të dy, Bologna dhe Montreal Impact janë nën udhëheqjen e personit të njëjtë, italiano – kanadezit Joey Saputo./arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi