Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për ndeshjen vendimtare të së martës kundër Kosovës në Prishtinë, duke theksuar se ekipi i tij nuk pranon asnjë festë të parakohshme dhe se pret një ndeshje të fortë.
Zvicra mbetet lider në grup me trembëdhjetë pikë pas fitores kundër Suedisë. Kosova ka nevojë për fitore dhe rezultat të thellë për ta rrëzuar Zvicrën nga kreu i grupit.
Xhaka ka komentuar fillimisht duelin me Suedinë, ku Zvicra fitoi 4:1, duke theksuar gabimet e kundërshtarit:
“Suedezët bënë një gabim të rëndë më herët. Ndonjëherë është më mirë të përqendrohesh te ajo çfarë mund të kishe bërë vetë më mirë, sesa të ankohesh ndaj gjyqtarit”, është shprehur ai.
Duke folur për grupin, kapiteni zviceran ka shtuar se vetëm një rezultat i jashtëzakonshëm do ta rrëzonte Zvicrën nga vendi i parë.
“Duhet të jesh shumë i fortë për ta mundur Zvicrën 6:0. E nëse dikush e bën, atëherë fajin e kemi vetë”, ka thënë ai.
Xhaka e ka pranuar gjithashtu se ky mund të jetë Botërori i tij i fundit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...