Zvicra luan një ndeshje mjaft të vështirë sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Helvetikët” do të jenë mysafirë të Serbisë në Leskovc, shkruan Arbresh.info.
Teksa padyshim që vëmendja kryesore është tek futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Formacioni zyrtar i Zvicrës tani është publikuar dhe nuk ka se si të mos mungonte kapiteni zviceran.
Xhaka do të luaj nga minuta e parë këtë përballje e cila do të jetë e vështirë për të pasi do të përballet me kore raciste e provokime nga huliganët serb ndaj tij.
Kujtojmë se Xhaka ka luajtur edhe më parë ndaj Serbisë mirëpo jo në territorin e tyre, ai është përballur në Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi ku edhe kishte realizuar gol.
Komëbtarja zvicerane u përball me serbët edhe në botërorin e Katarit në vitin 2022.
Kujtojmë se ndeshja e sotme starton nga ora 20:45./Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...