Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për futbollin anglez dhe atë gjerman, në një intervistë për “NZZ”.
Ish lojtari i Arsenalit këtë verë u transferua tek Bayern Leverkuseni pas shtatë vjetëve qëndrim tek gjigandi anglez, shkruan Arbresh.info.
Xhaka po kalon një formë të mirë këtë fillim sezon tek ekipa gjermane Leverkusen, por ka treguar se koha e tij kishte përfunduar tek “Topçinjtë”.
“Koha ime në Arsenal kishte marrë fund, kështu që vendosa të largohesha”, tha Xhaka.
Më tutje ai tregoi edhe për presionin e madh që ka futbolli anglez.
“Në Leverkusen mund të punosh në paqe. Këtu nuk ka kaos, klubet tjera janë më shumë të fokusuara. Në Arsenal presioni ishte ndryshe. Por, ne kemi ambicie të mëdha dhe e kemi një potencial enorm në ekip”, shtoi kapiteni i Zvicrës.
Kujtojmë se Leverkuseni i Xhakës është në krye të Bundesligës me 16 pikë dhe gjithashtu kanë shënuar fitore në ndeshjen hapëse të Europa Ligës, ndaj ekipës suedeze Hacken me rezultat 4-0./Arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...