Me mbërritjen e Kombëtares në “Elbasan Arena”, është shënuar edhe incidenti i parë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, pasi ka zbritur nga autobuzi në të cilin gjendej së bashku me pjesën tjetër të grupit, ka nxituar të takoj disa të njohur.
Por futbollisti ka hasur refuzimin e policëve, të cilët nuk kanë lejuar që këta persona të kalonin rrethimin e policisë.
Kjo ka shkaktuar disa momente tensioni për Xhakën, i cili ka ngritur zëri duke kërkuar llogari nga policët për veprimin e tyre.
Një moment tensioni që është anashkaluar dhe Xhaka ka vazhduar t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit./ vip sport
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan