Granit Xhaka është transferuar tek Leverkuseni verën e kaluar nga Arsenali, ku ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën gjermane.
Ai ka bërë një sezon fantastik duke triumfuar në Bundesligë për të parën herë në histori, teksa fitoi edhe Kupën e Gjermanisë dhe ishte finalist i Europa League, shkruan Arbresh.info.
Për shumëkë transferimi i Xhakës ishte një dështim duke u transferuar nga Arsenali tek Levrkuseni mirëpo për Xhakën ishte i mrekullueshëm
Ai tha se për të ky transfer nuk ishte një hap prapa por dy përpara.
“Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Sepse pata pikërisht ndjenjën, në diskutimet me trajnerin dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”, ka thënë Xhaka për Bild.
Xhaka në Leverkusen shënoi katër gola në 51 ndeshje, teksa realizoi edhe në finale të Kupës së Gjermanisë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...