Granit Xhaka ka thënë disa fjalë pas fitores kundër Manchester City.
Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme duke mposhtur në gjysmëfinale të Kupës FA skuadrën e Manchester City.
Me rezultatin 2:0 falë golave të Aubameyang, ‘Gunners’ do të luajnë tashmë në finalen e madhe të ‘Wembley’.
Pas kësaj ndeshje, disa fjalë në ‘Facebook’ ka thënë edhe Granit Xhaka, mesfushori me prejardhje kosovare, i cili aktivizohet me Arsenal.
“Shumë krenar me këtë skuadër. Më pëlqen të fitoj në ‘Wembley”, ka shkruar Xhaka, transmeton lajmi.net.
Arsenal tashmë pret për të njohur kundërshtarin, i cili vjen nga çifti Chelsea – Manchester United.
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...