Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka hedhur poshtë raportet rreth transferimit në San Siro.
Thashetheme të ndryshme kanë qarkulluar javë më parë në mediat zvicerane, por asgjë nuk ka pasur progres tutje në lidhje me këtë çështje, transmeton portali arbresh.info.
Siç raportojnë së fundmi mediat nga Italia, “Nerazzurrët” nuk kanë interesim për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.
“Është diçka që gazetat kanë shkruar, por nuk ka asgjë të vërtetë”, ka deklaruar Xhaka sot.
“Nuk kam pasur kurrë kontakt me Interin”, përfundoi ai.
Xhaka ka qenë kapiten i skuadrës së tij në “Lojën e Yjeve” të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri”./arbresh.info/
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...