Arsenali po planifikon të bëjë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës.
Sipas mediave britanike, janë plot 16 futbollistë që mund të largohen nga “Emirates Stadium” pas vetëm pak muajsh.
“Dailycannon” raporton se edhe Granit Xhaka është në mesin e lojtarëve që mund të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni.
Futbollisti kosovar së fundmi e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Arsenal derisa të fitojë diçka speciale.
Por, duket se kjo vështirë se do të ndodhë në Londër, andaj përfaqësuesi zviceran mund të lëvizë prej aty.
Interesim për Xhakën ka shprehur Roma, pasi atë e do posaçërisht trajneri Jose Mourinho.
Arsenali po synon të futet në Top 4 këtë sezon për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Lojtarët tjerë që mund t’i bëjnë valixhet gati për t’u larguar janë: Bernd Leno, Rob Holding, Cedric, Mohamed Elneny, Nicolas Pepe, Alexandre Lacazette, Eddie Nketiah, Runar Alex Runarsson, Hector Bellerin, Pablo Mari, Konstantinos Mavropanos, Lucas Torreira, Ainsley Maitland-Niles, Matteo Guendouzi e Reiss Nelson. /GE/
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...