UEFA ka publikuar listën e lojtarëve që kanë vrapuar më së shumti deri më tani në ndeshjet e Euro 2024.
E në këtë listë nuk ka se si të mungojë ylli kosovar, Granit Xhaka i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti i Bayer Leverkusenit gjatë katër ndeshjeve me fanellën “Helvetike” ka vrapuar 46.6 kilometra.
I pari në këtë listë është futbollisti i Sllovenisë, Cerin me 51.2 kilometra, kurse pas tij vijnë lojtarët si: Lobotka (Sllovakia) me 50 kilometra distancë, Declan Rice (Anglia) me 49.2 kilometra, Kochorashvili (Gjeorgjia) me 48.4 kilometra dhe Pekarik (Sllovakia) me 47.3 kilometra.
Në këtë listë vetëm Xhaka edhe Rice janë kualifikuar në çerekfinale andaj pas ndeshjes mes këtyrë kombëtareve mund të prijnë në listë./Arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...