Sunderlandi mbrëmë e mposhti Newcastlen në derbin e qytetit.
“Macet e Zeza” fituan 1-0 ndaj “Laraskave”, me shifrat prej 1-0, me autogolin e shënuar nga Nick Ëoltemade.
Në fushë, për Sunderlandin ishte edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili është edhe kapiten i klubit.
Xhaka ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, me Sunderlandin që i ka habitur të gjithë me rezultatet e arritura në pjesën e parë të sezonit.
Pas fitores së madhe në derbi, Xhaka ka reaguar me një postim të veçantë në rrjetin social “Instagram”.
“Kjo nuk është thjesht një fitore. Kjo është qyteti, stema, njerëzit, netët pa gjumë, besimi. Ne luftuam për çdo tifoz, çdo rrugë, çdo rrahje zemre. Derbi i fituar. Historia u ndje. Jeta u jetua”, shkruajti ai në “Instagram”.
Xhaka ka një gol dhe katër asistime me Sunderlandin në Premierligë këtë edicion, pasi u transferua në Angli nga Bayer Leverkuseni gjatë verës.
Sunderlandi momentalisht është i shtati në tabelë me 26 pikë të tubuara në 16 ndeshje, duke qenë dhjetë pikë larg kreut të tabelës, që mbahet nga Arsenali.
View this post on Instagram
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...