Xhaka lë pas Modricin dhe shumë yje të futbollit me një statistikë në Kupën e Botës

Granit XHAKA (SUI) gives instruction, instructions, soccer game, UEFA Nations League, Division A, Group 4, Germany (GER) - Switzerland (SUI) 3: 3, on October 13th, 2020 in Koeln / Germany. ¬ | usage worldwide

23:28 | 1 Korrik 2026
D.H

Granit Xhaka vazhdon të dëshmojë se është një lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares zvicerane në Kupën e Botës.

Sipas statistikave të publikuara nga CIES Football Observatory, kapiteni i Zvicrës renditet i treti në botë për përqindjen e pasimeve të luajtura përpara në gjysmën kundërshtare të fushës, mes të gjithë mesfushorëve që kanë luajtur deri në këtë fazë të Kupës së Botës.

Xhaka ka regjistruar plot 30.4 për qind të pasimeve të tij në drejtim ofensiv, duke u renditur vetëm pas Martin Odegaard (35.7%) dhe Aiden O’Neill (34.0%).

Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse këtë statistikë është fakti se mesfushori shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror si Nathan Saliba, Pape Gueye, Idrissa Gueye, Elliot Anderson, Nabil Bentaleb, Luka Modric dhe Felix Nmecha.

Ky renditje konfirmon edhe një herë rolin kyç të Xhakës në organizimin e lojës.

Përveç sigurisë në pasime, ai vazhdon të jetë një mesfushor që kërkon vazhdimisht të çojë ekipin përpara, duke marrë përgjegjësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese.

Xhaka në tri ndeshjet e para ka realizuar edhe një gol. Teksa takimin e radhës e luan ndaj Algjerisë në kuadër të fazës së 1/16 së finales në Kupën e Botës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale