Xavi Simons ëndërron një rikthim tek Barcelona

18:07 | 20 Prill 2025
D.H

Një ish-lojtar i Barcelonës dëshiron që këtë verë të rikthehet tek klubi i tij i fëmijërisë.

Bëhet fjalë për futbollistin holandez, Xavi Simons i cili ka qenë pjesë e Barcelonës saktësisht tek La Masia deri në moshën 16-vjeçare, shkruan Arbresh.info.

Por nga ai moment ai vendosi t’i bashkohet PSG ku qëndroi deri në vitin 2023. Më pas ai u transferua tek skuadra e Leipzigu ku luan aktualisht.

Aludohet nga shumë media se ai ka shprehur dëshirën të largohet këtë verë nga ky dhe për Simonsin janë interesuara shumë klube të mëdha evropiane.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, i cili ka zbuluar se 21-vjeçari ëndërron të rikthehet tek Barcelona në një të ardhme të afërt.

“Xavi Simons po planifikon një lëvizje në verë si mundësi konkrete, siç është raportuar dy javë më parë. Klubet e Ligës Premier janë të informuara pasi është destiancioni më i mundshëm për 75 milionë euro. Xavi ëndërron të luajë për Barcelonën, por ka pak gjasa këtë verë”, ka shkruar Romano.

Konkurrenca tek Barcelona është e fortë duke ditur se Flick ka gjithashtu opsione si Olmo, Gavi, Fermin Lopez dhe Pablo Torre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm