Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez mendon se skuadra katalunase do të ketë të vështirë të rikthej Neymarin sërish në Camp Nou.
Neymar u largua nga Barcelona në vitin 2017 për transferim në Paris Saint Germain, por sulmuesi është tani duke u kërkuar për rikthim ndërkohë që edhe klubi besohet se dëshiron rikthimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Ai do të ishte një nënshkrim i jashtëzakonshëm”, ka pranuar Xavi.
“Por të them të drejtën është shumë vështirë. Mendoj se është shumë vështirë”
“Ne kemi parë shumë gjëra që kam menduar se nuk do t’i shoh kurrë, si PSG-ja që pagoi 222 milionë euro, prandaj do të shohim”
“Këtu nuk ka dyshime që ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë por të shohim se çfarë do të bëjë Barcelona”, shton legjenda e klubit./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën