Trajneri i Al Sadd, Xavi Hernandez ka refuzuar mundësinë për tu bërë trajneri i Barcelonës.
Barcelona është në kërkimin e një trajneri të ri, pasi janë afër për të shkarkuar Ernesto Valverden, transmeton portali arbresh.info.
Elemini nga Atletico Madrid në Superkupën e Spanjës ka bërë që Barcelona të kërkojë pasuesin e Valverdes.
Sipas raportimeve, drejtori sportiv i gjigantit spanjoll ka shkuar në Katar për të biseduar me Xavin, mirëpo ky i fundit ka refuzuar mundësinë për tu bërë trajner i Barcelonës.
Arsyeja kryesore është që tekniku spanjoll mendon se është ende herët për tu bërë trajner i klubit blaugranas./arbresh.info.


Osmani reagon pas nismës së kongresmenëve për Kosovën në NAT...
Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroaci...
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues