Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në kursin për nënoficer të lartë

15:53 | 30 Prill 2026
Q L

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës janë certifikuar në kursin për Nënoficer të Lartë (KLN) “Gjenerata 10-2026”.

“Ky kurs përfaqëson një hap të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për përballimin e sfidave bashkëkohore, duke forcuar aftësitë e lidershipit, vendimmarrjes ushtarake dhe menaxhimit në situata komplekse operacionale dhe taktike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit kaluan nëpër një proces intensiv trajnimi, duke zhvilluar aftësi teorike dhe praktike të nevojshme për udhëheqje efektive në çdo nivel të përgjegjësisë, kursantët dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.