Xavi beson se çdo trajner i cili merr përsipër punën tek Barcelona do ta ketë fatin njësoj si ai. Por, spanjolli ka dhënë disa këshilla në drejtim të atij personi.
“E njëjta gjë do t’i ndodhë atij, e njëjta ndodhi me Guardiolën dhe me mua. Ky është problemi, do t’i ndodhë edhe atij”, ka thënë Xavi.
“Këshilla ime është që të jesh i natyrshëm, të bësh atë që e ndien dhe të mos lejosh veten që të ndikohet nga komentet e të tjerëve. Kjo është çfarë kam bërë unë dhe jam krenar”.
“Ëndrra ime ishte që të jem trajner i Barcelonës, të luaj futboll të mirë dhe të fitoj ndeshjet, dhe kjo është arritur, jo këtë sezon, por unë largohem me një ndërgjegje të pastër”, shtoi ai.
Sezonin e kaluar Xavi e udhëhoqi Barcelonën drejt triumfit në La Liga dhe në Superkupën e Spanjës aty ku mposhtën në finale Real Madridin, por sidoqoftë pritshmëritë mbi tekniku spanjoll u rritën dhe pritej që atë sukses ta përsëriste edhe këtë vit.
Kjo nuk ndodhi, pasi Barcelona humbi pak kohë më parë ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës dhe gjithashtu janë eliminuar nga Copa Del Rey pas humbjes nga Athletic Bilbao.
Barça ende është në garë për titullin e ligës por tani ka një detyrë të vështirë pasi janë 10 pikë mbrapa Real Madridit në tabelë.
Sa i përket Ligës së Kampionëve, Barcelona do ta ketë Napolin për kundërshtar në raundin e 1/16-tave muajin e ardhshëm. Çdo gjë mund të ndodhë, por ekipi i Xavit nuk shihet si kandidat për ta fituar këtë trofe./Telegrafi/
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik