Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur në prag të ndeshjes sonte kundër Interit.
“Ka gjithmonë presion, ne jemi Barcelona. Nuk jemi në një situatë të mirë sepse nuk kemi fituar as në Munich e as në Milano, por tani kemi urgjencën për të fituar.
Ne e përballojmë me një mentalitet pozitiv, me dëshirën për të gjetur tre pikët dhe me ndihmën e publikut do t’ia dalim. Duhet të jetë një revansh i vogël i ndeshjes së parë, do të jetë praktikisht një avancim i raundit të dytë. Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer kundër një Interi shumë të fortë, veçanërisht fizikisht dhe në mbrojtje.
Ndeshja e Interit në tripletën e 2010? Mbaj mend, ishte shumë e vështirë, na u desh të shkonim në Milano në autobus për shkak të shpërthimit të vullkanit. Pati polemika, përjashtime dhe ndëshkime. Kam kujtime të këqija, sepse më pas Interi na skualifikoi dhe arriti në finale”, është shprehur Xavi.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...