Trajneri i Al Sadd, Xavi ka pranuar se do dëshironte të punonte në Angli.
Spanjolli është i lidhur me stolin e Barcelonës, por ende s’ka asgjë zyrtare sepse klubi vazhdon t’i besojë Ronald Koemanit, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Xavi ka zbuluar se do dëshironte të ishte trajneri i top klubeve angleze.
“Nëse duhet të zgjidhja do zgjidhja një nga top klubet si, City ose United, Chelsea, Arsenal ose Tottenham”, tha ai.
Në rast se në zgjedhjet e Barcelonës që mbahen në janar, fiton Victor Font, atëherë ky i fundit ka shprehur dëshirën që Koeman të shkarkohet dhe Xavi të jetë pasuesi.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...