Joao Felix nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Barcelona dhe në verë ai pritet të rikthehet te Atletico Madrid.
Xavi dhe ekipi i tij stërvitor kanë vendosur që Joao Felix nuk përshtatet në planet e tyre dhe nuk duhet të nënshkruhet përgjithmonë, raporton Joso Alvarez i El Chiringuito .
Stafi teknik i gjigantit katalunas beson se Barcelona do të luaj më mirë nëse në sezonin e ardhshëm do të kenë një sulmues krahu në anën e majtë dhe jo të luajnë me Joao Felix i cili synon të luaj si sulmues i dytë.
Felix është i huazuar te Barca nga Atletico Madrid me Barcelonën që e ka opsionin e blerjes prej 80 milionë euro, shumë që konsiderohet shumë e lartë nga drejtuesit e klubit katalunas.
Pas një fillimi të ndritshëm, Felix ka luftuar për të ruajtur qëndrueshmërinë me Ferran Torres në dukje duke zënë vendin e tij në formacionin titullar.
Portugezi kanë shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime në 22 ndeshje me Barcelonën këtë edicion në të gjitha garat.
Gjithsesi Xavi ka vendosur të mos e mbajë lojtarin dhe Atletico Madrid qysh tani duhet të mendojë për një blerës të ri për portugezin pasi trajneri Diego Simeone nuk e dëshiron në skuadër. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...