Xavi e bllokoi largimin e Torresit në ditën e fundit të afatit kalimtar, gjiganti anglez kishte ofruar 30 milionë euro

18:29 | 4 Shtator 2022
KRG

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Arsenali kishte tentuar ta transferonte Ferran Torresin nga Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Topçinjtë” thuhet se dërguan një ofertë prej 30 milionë eurosh, por ishte Xavi që bllokoi këtë lëvizje.

Krerët e klubit të Barcelonës thuhet se ishin të gatshëm për ta shqyrtuar ofertën e Arsenalit, mirëpo ishte trajneri Xavi që bllokoi shitjen e tij, pasi ai e vlerëson 22-vjeçarin si të paprekshëm.

Si rezultat, Barcelona iu përgjigj negativisht londinezëve – teksa klubi thuhet se nuk dërgoj ofertë tjetër.

Ferran Torres është pjesë e Barcelonës që nga janari i këtij viti. Ai ishte transferuar nga Manchester City për 55 milionë euro.

Sulmuesi anësor ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale