Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, që nga muaji gusht i vitit të kaluar, deri në janar 2026, ka zhvilluar hetime lidhur me disa vepra penale të ndodhura kryesisht në territorin e qytetit, të cilat janë cilësuar si “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë” dhe një rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Bazuar në njoftimin e lëshuar për media, hetimet janë përqendruar në një grup personash të mitur, të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer vjedhje në lokale afariste, markete dhe hapësira banesore, duke përvetësuar biçikleta, skuterë, telefona mobilë, para të gatshme, mjete pune dhe sende të tjera.
Si rezultat i hetimeve, më 13 janar, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor pesë persona të dyshuar të mitur.
Gjatë procesit të analizimit dhe krahasimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe janë zbuluar gjithsej 11 raste, të ndodhura në këto data dhe lokacione:
– 04.10.2024, rruga “Bajram e Gursel Sylejmani” – vjedhje;
– 03.08.2025, rruga “Dimitrije Tucovic” – vjedhje;
– 16.09.2025, rruga “Astrit Bytyqi” – vjedhje;
– 11.11.2025, rruga “Tahir Sinani” – vjedhje;
– 26.11.2025, rruga “Ahmet Kaçiku” – vjedhje;
– 30.11.2025, rruga “12 Qershori” – vjedhje;
– 24.12.2025, rruga “Vëllezërit Gërvalla” – vjedhje;
– 30.12.2025, rruga “Ramadan Rexhepi” – vjedhje e rëndë;
– 30.12.2025, sheshi “Hyrë Emini” – vjedhje;
– 03.01.2025, rruga “Sadik Tafarshiku” – vjedhje, dhe
– 04.01.2026, rruga “Ahmet Kaçiku” – asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar një skuter dhe dy biçikleta, të cilat sipas organeve të rendit, do t’u kthehen palëve të dëmtuara.
“Veprimet hetimore janë zhvilluar nën autorizimin e prokurorit të shtetit nga Departamenti për të Mitur. Po ashtu, janë njoftuar dy Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e të miturve të përfshirë, për procedura të mëtejme. Duke qenë se të dyshuarit, në kohën e kryerjes së veprave penale, kanë qenë nën moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç), ata janë dërguar në një qytet të Kosovës dhe më pas u janë dorëzuar prindërve të tyre”.
Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 ...
Luhet për titullin e Premier League/ Man City – Arsenal, pub...
Tiranë, u vetëplagos me armë pa leje dhe mashtroi policinë, ...
Trump thotë se negociatorët po shkojnë në Pakistan, i bën th...
Cristiano Ronaldo i pandalshëm, realizon golin e 969 në karr...
Marca: Camavinga u rrëzua emocionalisht në Mynih – lot...