Lionel Messi mund të rikthehet përsëri te Barcelona.
Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle, thuhet se klubi katalan është i gatshëm të nis negociatat me skuadrën e PSG-së, për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.
Është raportuar se presidenti Joan Laporta ka zhvilluar një bisedë me babanë dhe agjentin e lojtarit, Jorge Messi.
Për rikthimin e argjentinasit te Barcelona, ka folur edhe trajneri dhe ish shouki i skuadrës, Xavi Hernandez.
Ai tha se po punohet në këtë drejtim dhe do të dëshironte që Messi të kthehej te Barcelona por kjo nuk varet nga ai.
“Do të doja që Leo Messi të kthehej. Është një temë për të cilën po punojmë, por nuk varet vetëm nga unë. Varet nga lumturia e Lionelit dhe nëse dëshiron të kthehet.Nuk është koha e duhur për të folur për këtë – por unë do të isha i pari që do të isha shumë i lumtur.”, ka deklaruar Xavi./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...