Barcelona luan ndeshjen ndaj Almerias, në kuadër të La Ligas ditën e nesërme.
Para ndeshjes në një konferencë për media Xavi ka folur lidhur me të ardhmen e tij, formën e skuadrës dhe lëndimet që po e ndjekin Barcelonën këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se skuadrës së tij po i mungon një mbrojtje efikase.
“Mendoj se skuadrës i mungon mbrojtja efikase. Sezonin e kaluar ne e ruajtëm portën të paprekur në shumë ndeshje, por në këtë sezon nuk po ndodh. Duhet të jemi më të fortë për të qenë më konkurrues”, ka thënë ai.
Tutje Xavi ka theksuar se beson shumë në ekipën e tij që në vazhdim do të ketë një sezon të mrekullueshëm.
“Besoj shumë në atë që po bën ekipi, jam optimist. Besoj se do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Ndonjëherë, të jesh trajner i Barcelonës mund të jetë e pakëndshme, por nëse dëshiron të jesh në elite, duhet të durosh”, ka theksuar Xavi.
Teksa nuk la pa përmendur as lëndimin e Gavit ku potencoi se është shumë e vështirë të gjendet zëvendësuesi i tij.
“Me lëndimin e Gavit na duhet një lojtar me atë profil, por është e vështirë. Të shohim me Decon, me presidentin, por varet edhe nga ‘fair play’ financiar”, ka pohuar Xavi.
Kujtojmë se Barcelona është në vendin e tretë në La Liga me 35 pikë, nëntë më pak se Girona që është liderë./Arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A