Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me zëvendësimin e Carlo Ancelotitt në stolin e Real Madridit.
Alonso në mënyrë të përsëritur është lidhur me një lëvizje në Madrid pasi të largohet Ancelotti dhe këto spekulime janë rritur që prej se ‘Los Blancos’ u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, trajneri i Leverkusenit ka insistuar se ai është i fokusuar për të bërë më të mirën që mundet për ekipin gjerman këtë sezon.
“Nuk është një kohë e mirë për të diskutuar të ardhmen. Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit. Nuk dua të flas për spekulimet dhe thashethemet”.
“E kuptoj që kjo po ndodhë, por çfarë është më e rëndësishme për mua është ajo që po ndodhë për momentin”, ka thënë Alonso.
Thashethemet po rriten se Ancelotti do të largohet nga Madridi në fund të sezonit, veçanërisht nëse ata nuk ia dalin ta fitojnë Kupën e Mbretit dhe La Ligan.
Që të dy ai dhe Alonso do të jenë pa kontrata në vitin 2026, por mbetet të shihet se kush do t’i udhëheqë madrilenët sezonin e ardhshëm./Telegrafi/
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen 5 ...
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...