Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, iu përgjigj komenteve të Diego Simeones në lidhje me sulmuesin e krahut Vinicius Junior gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.
Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke siguruar finalen e madhe, ku e pret rivali i urryer, Barcelona, në një El Clasico që vlen sa një trofe.
Megjithatë, nga minuta e parë kjo ndeshje u përshkua me tension dhe rivalitet dhe njëri nga to ishte ai në mes të yllit të Los Blancos, Vinicius Jr dhe trajnerit të Los Colchoneros, Simeone.
Sipas mediumit COPE, trajneri argjentinas i tha brazilianit: “Florentino Perez do të të largojë, mbaje mend fjalët e mia”.
“Florentino do të të largojë, mbaje mend” – zbulohen fjalët e Simeones ndaj Vinicius – tension nga fillimi deri në fund mes dyshes
Pas ndeshjes, Xabi Alonso komentoi incidentin midis Vinicius dhe Simeone në stol gjatë konferencës për shtyp dhe e la me faj argjentinasin.
“Nuk më pëlqeu momenti. Cholo i tha diçka dhe këto gjëra shkojnë kundër frymës që duhet të kesh për shokët e ekipit”.
“Nuk më pëlqen kur shokëve të ekipit u flitet në atë mënyrë. Jo gjithçka është e pranueshme”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...