Chelsea ka vendosur ta lejojë portierin Willy Caballero, të mbetet në skuadër edhe për një vit tjetër.
Portieri i dytë i “Bluve” pritej të largohet në muajt e ardhshëm, por tani gjërat kanë ndryshuar, ndërsa edhe sezonin e ardhshëm do jetë në “Stamford Bridge”, transmeton portali arbresh.info.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit, Chelsea ka vendosur të mos shpenzojë para për të blerë ndonjë portier të dytë dhe do e mbajë Caballero-n.

38-vjeçari ka bërë 31 paraqitje për gjigantin londinez që nga viti 2018, ndërsa nëntë nga këto paraqitje ishin këtë sezon.
Pavarësisht që argjentinasi do qëndrojë edhe për një sezon, pozitën e parë do ta mbajë Kepa Arrizabalaga./arbresh.info.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...