Sulmuesi Willian ka konfirmuar se do largohet nga Chelsea kur kontrata t’i skadojë në fund të sezonit.
Brazilianit i skadon kontrata në qershor, por për shkak të suspendimit të Premierë Ligës do jetë në “Stamford Bridge” deri të përfundojë sezoni, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari ka konfirmuar se do largohet nga “Blutë” sepse dëshiron të rinovojë për tri vite, kurse gjiganti anglez i ka ofruar vetëm dy.

“Të gjithë e dinë se kontrata ime skadon në muajt e ardhshëm dhe rinovimi është i vështirë”.
“Mendoj se do jetë vështirë për mua ta rinovojë, ngase dua tri vite më shumë dhe Chelsea me ka ofruar vetëm dy”.
“Në këtë moment nuk është e vendosur çfarë do ndodh, por jam i lirë të negociojë me skuadrat e tjera”, deklaroi ai për FOX Sports.
Për Willian ka interesim për Barcelona dhe Arsenal./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...