Sulmuesi i Chelseas, Willian mund të largohet nga “Stamford Bridge” pas problemeve me klubin për kontratën e re.
31-vjeçari që shtatë vite është te “Blutë”, ndërsa gjatë verës do jetë lojtar i lirë, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea i ka ofruar brazilianit kontratë dyvjeçare, kurse ky i fundit nuk e ka pranuar duke kërkuar kontratë trevjeçare.
Willian e ka pranuar se situata është e vështirë sepse Chelsea refuzon ta ndryshojë kontratën.

“Chelsea me ofroj dy vjet dhe nuk do ta ndryshojnë çfarë kanë ofruar. Ju thashë që dua edhe tri vite të tjera”.
“Situata është e vështirë dhe vërtetë nuk e di nëse është mundësi. Qëllimi im të vazhdoj këtë sezon i fokusuar, në mënyrë që Chelsea të vazhdojë me fitore”, theksoi ai.
I interesuar për Willian që disa vite është Barcelona./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...