Pas disa jave mbrojtësi William Saliba, që ishte huazim te Saint-Etienne do rikthehet te Arsenal.
Qendërmbrojtësi u ble nga “Topçinjtë” në verë, mirëpo u huazua për një sezon te gjiganti francez, por shkaku që kampionati francez është ndërprerë, Willian do rikthehet më herët në “Emirates”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas RMC Sport, 19-vjeçari do të nis stërvitjet me Arsenal, por nuk do këtë mundësi të debutojë deri në sezonin e ardhshëm.

Arsenal kishte synim që në verë të bëjë disa transferime, por shkaku i koronavirusit ekonomia e klubit nuk është në gjendjen e mëhershme, andaj William pritet që sezonin e ardhshëm të jetë në formacionin e parë.
Ekziston mundësia që lojtari të luaj pranë Shkodran Mustafi-t, kuptohet nëse arrin ta fitojë pozitën e formacionin të parë të gjigantit londinez./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...