Wijnaldum do të mungojë tre javë për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës

19:13 | 16 Janar 2022

Paris Saint-Germain ka njoftuar pasditen e së dielës se mesfushori Georginio Wijnaldum do të mungoj për tre javët e ardhshme për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

E këtë lëndim, mesfushori holandez e pësoi në ndeshjen e djeshme kundër Brest.

Konkretisht, holandezi ka pësuar një ndrydhje të kyçt të këmbës së majtë si dhe dëmtim të pjesshëm të ligamentit të brendshëm.

31-vjeçari ka bërë 18 paraqitje në Ligue 1 deri më tani këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke vendosur dy të tjerë, në krye të pesë ndeshjeve në Champions League./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara