Georginio Wijnaldum nuk ka arritur ta tregojë vetën te Paris Saint-Germain dhe në verë pritet të largohet.
Mesfushori holandez ishte larguar nga Liverpooli si lojtar i lirë, duke kaluar te skuadra franceze, mirëpo ka dështuar në Paris.
Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Atletico Madridi është tejet i interesuar në transferimin e Wijnaldum.
Holandezi është i gatshëm që të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar veror dhe Los Cholchoneros mund t’i përshtaten kërkesave të tij.
Wijnaldum kërkon të luajë më shumë, andaj edhe Diego Simeone dëshiron t’i zgjidh problemet në mesfushë.
Kështu, lojtari mund të kalojë në radhët e Atlticos për një shumë rreth 20 milionë euro.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...