Sulmuesi i rrezikshëm i Leipzigut siguron se nuk do të transferohet në një klub tjetër gjerman, e preferon Livepoolin
Timo Werner i ka qetësuar sadopak tifozët e Leipzigut.
Sulmuesi i rrezikshëm siguron se nuk do t’i bashkohet asnjë klubit nga Bundesliga kur të vendosë të largohet nga klubi gjerman.
Me këtë rast, përfaqësuesi gjerman e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Bayern Munich, i cili e do atë.
Kështu shkruante sot tabloidi gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.
24 vjeçari duket se e preferon transferimin në Liverpool, ku dëshiron t’i bashkohet trajnerit Jurgen Klopp.
Werner pëlqehet edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane.
Por, e ardhmja e tij duket se do të jetë në “Anfield Road”.
Leipzigu mund t’i kërkojë për të afërsisht 80 milionë euro.
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...