Werder Bremen ka pësuar humbjen e radhës në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 0 – 3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të të Bundesligës.
Skuadra e Milot Rashicës kishte raste gjatë tërë ndeshjes, por assesi nuk ia doli të shënojë dhe mysafirët dukshëm u treguan më të mirë, shkruan portali arbresh.info.
Në pjesën e parë, dy skuadrat provuan t’i konkretizojnë rastet e shumta, por nuk ia dolën, andaj shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0 – 0.

Në pjesën e dytë ishte Andre Silva që në minutën e 61-të zhbllokoi shifrat e ndeshjes, kurse rezultatin e dyfishoi i sapo inkuadruari Stefan Ilsanker në minutën e 81-të, i cili në minutën e 90-të shënoi golin e fitores për mysafirët.
Ylli kosovar Milot Rashica, hyri në lojë në minutën e 61-të, mirëpo nuk arriti të shënojë.
Pas kësaj humbje, Werder Bremen mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 25 pikë, kurse Frankfurt ngritët në pozitën e 11-të me 35 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/beINSPORTS_EN/status/1268276639915442177
https://twitter.com/PointsBetUSA/status/1268275117450125312
https://twitter.com/marinovpeixoto/status/1268273589180039175
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...