Milot Rashica është rikthyer në linjën startuese te Werder Bremeni në ndeshjen pasditen e sotme (e shtunë) kundër Borussia Dortmundit.
Sulmuesi i Kosovës shënoi rikthimin e tij mjaftë me stil duke realizuar supergol në takimin si mysafirë në stadiumin Singal Iduna Park pas vetëm tetë minutave lojë, shkruan portali arbresh.info.
Sidoqoftë, nikoqirët arritën të përmbysin rezultatin duke shënuar fillimisht me anë të Mario Gotzes pas vetëm dy minutave para se Marco Reus të shënonte për 2 me 1.
Por, me të përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së xhiros së gjashtë në Bundesliga, Werder Bremeni ka shkruar disa fjalë për Rashicën në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter.
“Na ka munguar ai”, është mbishkrimi i klubit gjerman në foton e Rashicës ku është bashkangjitur gjithashtu flamuri i Kosovës, shenja e raketës dhe dy duar./arbresh.info/

Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...