Werder Bremen është mposhtur nga Paderborn me rezultat të ngushtë 0 – 1, në kuadër të Bundesligës.
Titullar që nga fillimi i ndeshjes ishte sulmuesi kosovar Milot Rashica, i cili ishte në formë te shkëlqyer, por nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa mysafirët gjetën rrugën drejt golit në minutat shtesë të pjesës së dytë përmes Sven Michel (90+3).
Rashica këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar edhe me tri asistime në kampionatin gjerman.
Për momentin Bremen është në vendin 13-të në tabelë me 15 pikë./arbresh.info.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci