Në ditën e fundit të merkatos së transferime, e ardhmja e sulmuesit Alexis Sanchez në Arsenal dukej se kishte përfunduar.
Derisa “Topçinjtë” ishin pas shërbimeve të Thomas Lemarit, anësori kilian pritej të finalizonte transferimin tronditës te Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, transferimi dështoi por e ardhmja e ish yllit të Barcelonës vazhdon të mbetet ende e paqartë te klubi në Emirates. Nëse largimi i tij ndodh në janar apo në verën e ardhshme nuk duhet, por Arsene Wenger është e qartë që nuk ka më fuqi për të parandaluar largimin e tij.
Në një video të shfaqur së fundmi, Alexis Sanchez shihet qartë se refuzoi të tund dorën me trajnerin francez, i cili përshëndet duke shtrënguar në çdo takim të gjithë lojtarët.
Shikoni videon më poshtë:
https://twitter.com/Kolasnator/status/920661445368524802
Diçka e tillë ka ngjallur reagime të shumta nga tifozët, por Wenger ka shpjeguar këtë çështje në një konferencë për shtyp të mbajtur para ndeshjes në Evropa Ligë.
Siç raporton ‘The Mirror’, Sanchez ishte njëri nga lojtarët që arritën të parët në stërvitje dhe Wenger ishte përshëndetur me të brenda në qendrën e stërvitjeve. Për shkak të kësaj dyshja thuhet se nuk kanë tundur duart për herë të dytë në fushë pasi është parë e panevojshme./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...