Arsene Wenger ka lënë të kuptohet se ka gjetur kombinimin perfekt në mesfushë, gjë që mund të jetë tronditëse për futbollistët si Aaron Ramsey dhe Alex Oxlade Chamberlain.
Lëndimet e pësuara nga pala gjatë detyrës me skuadrën kombëtare i dhuruan Granit Xhakës dhe Mohamed Elneny një mundësi për të rishfaqur partneritetit e tyre në mesfushë, gjë që fillimisht e krijuan gjatë kohës së bashku në FC Basel, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali siguroi fitore me rezultat 3 me 0 ndaj West Hamit, e cila njëkohësisht ishte njëra na performancat e tyre më bindëse që disa muaj.
“Më pëlqeu [në lojën ndaj West Hamit] fakti që shpejtësia e pasimeve tona mesfushë të ndeshjes ishte shumë e mirë”, tha ai në një konferencë për media. “Besoj që jo vetëm kualiteti i pasimeve tona është i rëndësishëm, por edhe shpejtësia është e nevojshme. Ne duam të luajmë shpejtë”
“Ne kemi sulmues të shpejtë dhe duhet t’i ushqejmë ata shpejtë, kështu që shpejtësia e marrjes së vendimeve është duke u bërë shumë e rëndësishme”, shtoi ai./arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...