Arsene Wenger ka dhënë mendimin e tij mbi atë se kush mund të jetë pasuesi i Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Ish trajneri i Arsenal ka mbështetur Kylian Mbappe për të marrë primatin si lojtari më i mirë në botë, pas Messi e Ronaldos.
Wenger beson se franca mund ta ketë futbollistin më të mirë në botë, por pa lënë anash Neymar JR.
“Lionel Messi… ne nuk kemi parë ndonjë lojtar të atij lloji që mund të jetë tejet kreativ në secilën situatë të vështirë”, ka thënë Wenger, transmeton lajmi.net.
“Këta lojtarë po vijnë drejt fundit – Messi dhe Ronaldo”, shtoi francezi.
“Tani kemi të bëjmë me gjeneratën e re dhe gjenerata e re mund të jetë franceze. Për momentin, lideri mund të jetë Mbappe. Sigurisht, edhe Neymar”, tha ndër të tjerash Wenger.
Kylian Mbappe po lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid. Një hap i tillë do ta vinte atë në një pozitë më të mirë, pasur parasysh dallimin e La Liga dhe Ligue 1.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit