Arsene Wenger ka konfirmuar interesimin e Arsenalit në superyllin Pierre Emeric Aubameyang dhe ka thënë se karakteri i tij do të përshtatej në Arsenal.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit është fjalosur disa herë me drejtorët e klubit te skuadra në Bundesliga, transmeton portali arbresh.info. Por, trajneri në Emirates ka thënë se kjo nuk shkakton ndonjë problem para transferimit të propozuar këtë muaj.
I pyetur nëse Aubameyang do përshtatej në Arsenal, Wenger tha:
“Po, një karakter mund të jetë shumë pozitiv ose shumë negativ. Mbi të gjitha ju i shikoni arritjet gjatë karrierës dhe nëse ai ka shkuar mirë atëherë karakteri ka qenë i shfrytëzuar në mënyrën pozitive”
Agjenti i Aubameyang dhe babai i tij, Pierre Francois raportohet se janë nisur në Londër dje për të finalizuar marrëveshjen prej 53 milionë funta./arbresh.info/
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?