Arsene Wenger ka pranuar se Arsenali ishte “pak i frikësuar përball Chelseat në pjesën e parë” në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales në EFL Cup.
“Topçinjtë” arritën të vazhdojnë tutje në finale pas golit të realizuar nga Granit Xhaka në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin në 2 me 1, transmeton portali arbresh.info.
“Në pjesën e parë ne i ofruam shumë respekt dhe distancë Chelseas”, ka thënë Wenger për ‘Sky Sports’. “Ne ishim pak të frikësuar për të shkuar tutje dhe pësuam nga ajo”

“Ne nuk ishim duke luajtur në pozitën e duhur, por në pjesën e dytë ne morëm kontrollin e lojës”
“Jemi të lumtur që i kemi dërguar tifozët tanë në Wembley. Ne kemi qenë aty për disa herë që nga tani”
Arsenali do përballet me Manchester Cityn në Wembley më 25 shkurt./arbresh.info/
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?