Kyle Walker iu është bashkuar Milanit në formë huazimi nga Manchester City.
Menjëherë pas bashkimit ai ka dhënë edhe një deklaratë sa i përket transferimit dhe ambicieve të tij me klubin, shkruan Arbresh.info.
“Natyrisht, unë fola me Zlatanin, ai më shpjegoi shumë gjëra, më tregoi për gjërat e mëdha që po përpiqemi të arrijmë këtu. Folëm për Superkupën, e cila ishte një fillim i mirë. Nuk është perfekt për sa i përket kampionatit, por ka ende një shans për në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të jap kontributin tim me përvojën dhe udhëheqjen time dhe të ndihmoj Milanin të kthehet aty ku dëshiron të jetë”, tha fillimisht ai.
Më tej tregoi për ëndrrën e madhe që ka të fitoj Ligën e Kampionëve me këtë skuadër.
“Të fitosh Ligën e Kampionëve do të ishte një ëndërr që bëhet realitet: Unë e kam provuar atë në një finale të madhe me Man Cityn. Nuk ka rëndësi, bonusi i vërtetë është të fitosh Ligën e Kampionëve. Unë luaj futboll për shkak të pasionit dhe dua të fitoj këtu me Milanin”, u shpreh anësori anglez.
Walker mund ta bëj debutimin e tij me fanellën kuqezi në derbin “Della Madonina” ndaj Interit./Arbresh.info
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...