Sandro Wanger ka arritur të përmbys rezultatin në takimin e sotëm (e shtunë) kundër Borussia Monchengladbach.
Sulmuesi qendror i Bayern Munichut ka realizuar dy gola të shpejta në takimin si nikoqir pasditen e sotme në Bundesliga kundër Borussia M’gladbachit, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët zhbllokuan rezultatin duke shënuar për 0 me 1 pas vetëm nëntë minutave lojë në Allianz Arena. Josip Drmic ishte realizoi golin e epërsisë pas asistimit nga Jonas Hofmann.
Megjithatë, “Bavarezët” iu përgjigjen duke realizuar dy gola të njëpasnjëshme ende pa përfunduar pjesa e parë e takimit.
Wagner barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 37′, ndërsa vetëm katër minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë personal për 2 me 1.
Vlen të përmendet që Thomas Muller ishte asistues i dy golave./arbresh.info/
Shikoni tri golat e realizuara brenda pjesës së parë:
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...