Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë

22:17 | 22 Prill 2026
R J

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Bajramin në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti e uroi Bajramin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ndryshe, krahas pozitës së re, Bajrami është ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës.

Shpërndaje në rrjete sociale