Këtë të martë u shpallën fituesit e çmimeve The Best FIFA Football Awards, ku Ousmane Dembélé, Gianluigi Donnarumma dhe Luis Enrique fituan kategoritë kryesore në futbollin e meshkujve.
Pas ceremonisë, vëmendje të madhe morën votat e Lionel Messit, të cilat sollën disa befasi dhe treguan mbështetje të qartë për Paris Saint-Germain gjatë sezonit 2024/25.
Në kategorinë Lojtari më i mirë i vitit, Dembélé triumfoi përpara Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé. Sulmuesi francez mori votën maksimale nga Messi, i cili e renditi të parin.
Kapiteni i Argjentinës vendosi Mbappén në vendin e dytë, ndërsa Lamine Yamal vetëm në pozitën e tretë, një vendim që habiti opinionin sportiv, duke pasur parasysh sezonin e shkëlqyer të talentit të Barcelonës.
Te çmimi Portieri më i mirë i vitit, Messi votoi Donnarummën në vendin e parë. Në pozitën e dytë ai renditi Emiliano “Dibu” Martínez, ndërsa vendin e tretë ia dha Thibaut Courtois të Real Madridit. Në fund, portieri italian e fitoi çmimin duke lënë pas Courtois dhe Alisson Becker.
Për kategorinë Trajneri më i mirë i vitit, Messi mbështeti Luis Enrique, përpara Hansi Flick dhe Mikel Arteta. Trajneri spanjoll, i cili ishte i fundit që ndihmoi Messin të fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, u shpall fitues pas një sezoni shumë pozitiv me PSG-në.
Messi “harroi” Raphinhën
Një nga detajet më të komentueshme të votimit ishte mungesa e Raphinhas në zgjedhjet e Messit. Pavarësisht një sezoni shumë të mirë me FC Barcelonën, braziliani nuk u vlerësua nga kapiteni i Inter Miamit, i cili preferoi t’i japë një pozicion më të lartë Kylian Mbappés. Edhe pse francezi u shpall Pichichi i LaLigës, Raphinha kishte statistika dhe ndikim më të madh në lojën kolektive të Barcelonës.
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, Peleshi përjashton nga sean...
Përplasje të forta në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opo...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...
13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgo...
Heqja e masave ndaj Kosovës, Osmani falënderon përzemërsisht...
Dy gra gjenden pa vetëdije në një shtëpi – njëra e vdekur, t...