Mbrojtësi kosovar ishte lënduar më 12 janar në ndeshje me Milanin dhe nga ajo kohë kishte mbetur jashtë ekipit. Tash, Vojvoda është i gatshëm për trajnerin e Torinos.,
Mërgim Vojvoda i ka dhënë fund lëndimi që e kishte pësuar më 12 janar në ndeshje me Milanin në Kupën e Italisë.
Futbollisti kosovar e kishte lënduar krahun në duelin e “San Siros” dhe ishte detyruar ta linte fushën para kohe.
E tash, mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi kosovar i është bashkuar sot ekipit në stërvitje.
Vojvoda e ka kaluar një pjesë të ushtrimeve me ekipin dhe një pjesë tjetër i diferencuar.
Vojvoda nuk ka qenë asnjëherë në dispozicion të trajnerit të ri, Davide Nicola.
Nesër, Vojvoda do të ushtrojë përsëri dhe më pas stafi mjekësor do ta vlerësojë se kur do të jetë i gatshëm të luajë ai.
Torino do të luajë gjatë fundjavës në Atalantan dhe nuk dihet ende nëse mbrojtësi i djathtë do të jetë i gatshëm për këtë lojë.
Vojvoda e kishte nisur pozitivisht eksperiencën “Granata”, por më pas kishte rënie të formës dhe në disa ndeshje kishte përfunduar në bankinë. /Gazeta Express/
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...