Vllaznia e Shkodrës ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, pas një fitore 2-4 në transfertë ndaj BFC Daugavpils.
Skuadra shqiptare e ka përmbysur disavantazhin e humbjes 0-1 në ndeshjen e parë, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Sfida në Letoni ka qenë me plot gola.
Vllaznia ka shënuar e para me Mensah në minutën e njëzet e dytë.
Vendasit kanë reaguar me Williams në minutën e tridhjetë e tretë duke e barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë që është mbyllur baras, të dyja skuadrat kanë shënuar edhe nga një gol.
Diallo në minutën e tridhjetë e pestë ka bërë që BFC Daugavpils të kalojë në epërsi, por Vllaznia ka barazuar përmes Yago në fundin e pjesës së parë (45+1’).
Pjesa e dytë ka qenë përcaktuese për skuadren shkodrane. Fillimisht Dodaj në minutën e shtatëdhjetë e katërt e pastaj Kubazi në minutën e tetëdhjetë e shtatë e kanë vulosur fitoren dhe kualifikimin.
Në raundin e dytë, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit Malisheva – Vikingur Reykjavík.
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet